Ish-futbollisti i Romës ndërron jetë në moshën 21-vjeçare

Ish-futbollisti i Romës ndërron jetë në moshën 21-vjeçare

Sport May 25, 2020 - 13:58
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-futbollisti i Romës, Joseph Bouasse Perfection, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës pas një sulmi në zemër, transmeton zeri.info

Mesfushori nga Kameruni nuk luajti kurrë me ekipin e parë të Romës, por kishte qenë pjesë e të rinjve të skuadrës romake.

Bouasse vdiq në moshën 21-vjeçare për shkak të një sulmi të papritur në zemër, tre muaj pasi iu bashkua U Clujit në kategorinë e dytë të futbollit rumun.

Ai kishte stërvitur disa herë me ekipin e parë të Romës, derisa ishte paraqitur në 11 ndeshje për të nivelin e të rinjve./Zëri

Image