Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Sulmoi ish-gruan e tij, arrestohet tenisti i njohur

Sulmoi ish-gruan e tij, arrestohet tenisti i njohur

Sport May 25, 2020 - 12:41
Lajmet e fundit nga sporti

Tenisti i njohur, Nikoloz Basilashvili, është arrestuar derisa akuzohet se sulmoi ish-gruan e tij, Neka Dorokashivili, transmeton "Zeri.info".

Ky sulm raportohet se është kryer të enjten, në prani të një personi të mitur.

Basilashvili është arrestuar në ditën pasuese në Tbilisi, në kryeqytetin e Gjeorgjisë.

Të dielën gjykata e Tbilisit vendosi për një lirim me kusht prej 26.000 funtesh dhe për datën e gjykimit preliminar më 16 korrik.

28-vjeçari është tenisti më i famshëm në vend, por tash përballet me akuza serioze.

Dhuna e përdorur në prani të një personi të mitur dënohet deri në 3 vjet burg ose deri në 400 orë në shërbim të komunitetit.

Avokati i tenistit ka mohuar akuzat. /Zëri