Ish-ylli i Liverpoolit: Milani ishte skuadër më e mirë në finalen e 2005-s

Ish-ylli i Liverpoolit: Milani ishte skuadër më e mirë në finalen e 2005-s

Sport May 25, 2020 - 11:24
Lajmet e fundit nga sporti

Sot bëhen 15 vjet nga finalja e jashtëzakonshme e Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Liverpoolit në Stamboll, transmeton zeri.info

Më 25 maj të vitit 2005 në Stamboll, Liverpooli ishte rikthyer nga një disavantazh prej tri golash, duke barazuar rezultatin në 3:3 dhe duke triumfuar me penallti.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher ka pranuar se skuadra e tij nuk ishte më e mira në rikthimin e saj të jashtëzakonshëm në Stamboll.

“Ne e dinim para ndeshjes që Milani ishte larg më e mirë se ne. Kjo nuk do të thotë që ne ‘s’mund të fitonim. Sidoqoftë, kur je në disavantazh 3:0 në pushim të pjesës së parë ndaj një skuadre që është larg më e mirë, ta bën të vështirë të thuash ‘ne rregull, ne do të shkojmë ta bëjmë këtë dhe atë për t’u kthyer në ndeshje’. Paraqitja e Milanit ishte e pabesueshme. Për 114 minuta, ata dhanë njërën prej paraqitjeve më të mira që do të shihni në një finale të Ligës së Kampionëve”, u shpreh Carragher.

“Gjysma e skuadrës do të shkonin në Kupën e Botës vitin pasues. Shevchenko ishte sulmuesi më i mirë në botë atëkohë, Kaka u bë lojtari më i mirë në botë krahas Ronaldinhos për disa vite”, shtoi anglezi./Zëri