Sot, 15 vjet nga finalja e jashtëzakonshme e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Milanit në Stamboll

Sot, 15 vjet nga finalja e jashtëzakonshme e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Milanit në Stamboll

Sport May 25, 2020 - 09:59
Lajmet e fundit nga sporti

Finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Milanit në vitin 2005 padyshim që do të mbetet njëra prej më të jashtëzakonshmeve në historinë e futbollit, transmeton zëri.info

Më 25 maj të vitit 2005 në Stamboll, Liverpooli ishte rikthyer nga një disavantazh prej tri golash, duke barazuar rezultatin në 3:3 dhe duke triumfuar me penallti.

Gjiganti italian kishte kaluar në epërsi prej tri golash gjatë 45 minutave të para me golat e Paolo Maldinit (1’) dhe Hernan Crespos (39’, 44’).

Por, klubi anglez kishte arritur të shënonte 3 herë brenda 6 minutash përmes Steven Gerrardit (54’), Vladimir Smicerit (56’) dhe Xabi Alonsos (60’), duke barazuar rezultatin.

Më pas “të kuqtë” kishin triumfuar në penallti me shifrat 3:2./Zëri