Lojtarët në Itali nuk duan të luajnë në orën 16:30

Lojtarët në Itali nuk duan të luajnë në orën 16:30

Sport May 25, 2020 - 09:47
Lajmet e fundit nga sporti

Shoqata e Futbollistëve në Itali ka paralajmëruar se ideja për të luajtur ndeshje gjatë orës 16:30 gjatë verës është e papranueshme, transmeton zeri.info

Së fundmi ka pasur sugjerime që ndeshjet të luhen gjatë tri orareve të ndryshme si 16:30, 18:45 dhe 21:00.

Por, orari i ndeshjeve në orën 16:30 nuk iu pëlqen lojtarëve.

“Të luajturit në 16:30 të pasdites, në kulmin e verës, në qershor dhe korrik, është e papranueshme”, ka thënë zëvendëspresidenti i kësaj Shoqate, Umberto Calcagno.

“Presidentët e klubeve duhet të shqetësohen për shëndetin dhe sigurinë e lojtarëve të tyre, jo vetëm për të drejtat dhe renditjet televizive. Ne jemi të hapur për ndeshjet në 18:45 dhe 21:00./Zëri