Van Persie zgjedh mes Fergusonit dhe Wengerit

Van Persie zgjedh mes Fergusonit dhe Wengerit

Sport May 25, 2020 - 09:32
Lajmet e fundit nga sporti

Robin van Persie ka zemëruar sërish tifozët e Arsenalit, duke zgjedhur Sir Alex Fergusonin para Arsene Wengerit, transmeton "Zeri.info".

36-vjeçari holandez është i urryer në “Emirates” pasi që ishte larguar nga klubi londinez te Manchester Unitedi në vitin 2012.

Pavarësisht se kishte kaluar 8 vite te Arsenali dhe vetëm 3 te Unitedi, medalja e vetme e tij e Premierligës erdhi në edicionin me Fergusonin.

Image

26 golat në ligë të holandezit luajtën një rol kyç drejt fitimit të titullit në edicionin 2012/2013.

“Ferguson ishte me të vërtetë një super trajner. Ishte shumë brilante se si ai gjithmonë e mbante të gjithë skuadrën të lumtur dhe të përqendruar. Wenger ishte një kombinim i Fergusonit dhe Van Gaalit. Arsene gjithmonë theksonte të gjitha gjërat pozitive dhe shikonte me çfarë do të punonte në terme afatgjate”, u shpreh holandezi.

“Unë kam pasur trajnerë që kishin pikat e forta të tyre. Por, Fergusoni ishte me të vërtetë një super trajner”, shtoi Van Persie./Zëri