Hart: Isha i shqetësuar kur Guardiola erdhi te Manchester City

Hart: Isha i shqetësuar kur Guardiola erdhi te Manchester City

Sport May 25, 2020 - 09:05
Lajmet e fundit nga sporti

Joe Hart pranon se ai ishte shqetësuar shumë pas emërimit të Pep Guardiolas në krye të Manchester Cityt në vitin 2016, transmeton zeri.info

Ardhja e ish-trajnerit të Barcelonës dhe Bayern Munichut në “Etihad” më pas bëri që reprezentuesi anglez të lagohet nga skuadra.

Hart ndjeu se kohës së tij në klub i kishte ardhur fundi pas vendimit të Cityt për ta emëruar trajner Guardiolan.

“Isha shumë i shqetësuar. Shumë njerëz të rëndësishëm tentuan të më qetësonin. Por, thjesht ekziston një ndjesi apo jo?”, u shpreh Hart.

“Erdha vonë nga Evropiani (2016) dhe ai e bëri të qartë kur shkova se unë duhej të largohesha atë afat. Kjo është madhështia e Pepit. Ai i merr vendimet dhe qëndron prapa tyre”, shtoi portieri anglez.

“Unë nuk e urrej atë. Ne shkojmë mirë si njerëz dhe të dy e duam futbollin. U sigurova që të kemi dialog”, tha ai./Zëri