Bruno Fernandes zgjedh futbollistin me të cilin do të vetizolohej

Bruno Fernandes zgjedh futbollistin me të cilin do të vetizolohej

Sport May 25, 2020 - 08:20
Lajmet e fundit nga sporti

Ylli i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, ka thënë se nëse do t’i duhej të zgjidhte një bashkëlojtar gjatë vetizolimit, atëherë ai do ta zgjidhte Juan Matan, transmeton "Zeri.info".

Reprezentuesi portugez u transferua në “Old Trafford” gjatë afatit kalimtar të janarit, por menjëherë e ka gjetur veten e tij te “Djajtë e kuq”.

Ai realizoi 3 gola dhe 4 asistime para se edicioni të pezullohej për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19.

“Do ta zgjedhja Juanin sepse nëse izolohem me Juanin do të mund ta dëgjoj këngën time gjatë gjithë ditës, çdo ditë. Ai gjithmonë ma këndon mua”, ka thënë Fernandes.

“Nuk është atmosfera e ‘Old Trafford’-it, por Juani është një djalë që këndon me gjithë zemër, kështu që kur e këndon këngën për mua është një gjë e mirë”, shtoi ai. /Zëri