Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Batatina: Familja jonë me bizneset gjigante mund ta mbajë mirë financiarisht Llapin edhe për 50 vjet

Batatina: Familja jonë me bizneset gjigante mund ta mbajë mirë financiarisht Llapin edhe për 50 vjet

Sport May 24, 2020 - 23:59

Futbolli i Kosovës ka marrë 'dritën jeshile' për t'u rikthyer në tapetin e gjelbër nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Skuadrat elitare kosovare tashmë ka nisur të stërviten, derisa ndeshjet kampionale rikthehen më 7 qershor, kurse ato të Kupës më 2 dhe 3 qershor, raporton Zëri.info.

Nga ana tjetër, ka shumë debat në opinionin sportiv në Kosovë pas rastit të parë me COVID-19 në Superligën e Kosovës, te skuadra e Dritës, në lidhje me atë nëse mund të vazhdojë kampionati.

Ka pasur shumë prej tyre që u shprehën kundër rinisjes së kampionatit për shkak të kushteve të dobëta, ndër të to edhe klubet si Ballkani, Drita, Flamurtari dhe Vushtrria.

Trajneri dhe donatori i Llapit, Tahir Batatina nuk ka hezituar të flasë prapë për mbështetjen që i duhet klubeve nga ana e FFK-së në këtë periudhë të vështirë pandemie.

Image

"Kjo është koha më e mirë që prej pas luftës që FFK-ja t'i ndihmojë klubet, kurse projektet të vazhdohen në vitet në vijim", u shpreh Batatina në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Sa i përket mjeteve nga UEFA, diçka thuhet atje, diçka thuhet këto. Ato janë të dedikuara për të menaxhuar situatën me COVID-19, kurse FFK-ja duhet t'i ndihmojë klubet", tregoi ai.

"Ndërsa, gjendja jonë financiare te klubi i Llapit është tejet e mirë. Me bizneset gjigante të familjes tonë, kemi mundësi ta mbajmë Llapin edhe për 50 vite", vlerësoi Batatina.

"Ne nuk duam vetëm një klub të fuqishëm financiar në Kosovë, por për të gjitha klubet. Edhe Përfaqësuesja forcohet më shumë kur klubet janë në gjendje të mirë", shtoi trajneri llapjan. /Zëri.info