Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Arianit Ahmeti reagon pas njoftimit të FFK-së: Tensionet i ka shkaktuar Agim Ademi, pres nga Eroll Salihu të mos e dëmtojë buxhetin

Arianit Ahmeti reagon pas njoftimit të FFK-së: Tensionet i ka shkaktuar Agim Ademi, pres nga Eroll Salihu të mos e dëmtojë buxhetin

Sport May 24, 2020 - 23:53

Arianit Ahmeti ishte pushuar nga puna si zëvendës/sekretar i Federatës së Futbollit të Kosovës pak pasi kishte pretenduar postin e kryetarit të FFK-së.

Saktësisht, Ahmeti insistonte se kryetari aktual Agim Ademi ka mandat dy-vjeçar, derisa thoshte se zgjedhjet në FFK do të mbaheshin në fillim të këtij viti, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk ndodhi, dhe Federata e Futbollit të Kosovës duke pretenduar në shkelje të statutit nga Ahmeti, e pushoi atë nga puna.

Image

I njejti u ankua në Inspektoriatin e Punës, dhe tashmë është bërë e ditur se e ka fituar këtë betejë ligjore kundrejt FFK-së, duke u kthyer në vendin e tij të punës.

Sonte, Arianit Ahmeti në një prononcim në 'Dueli Sportiv' e ka sqaruar situatën e fundit pas vendimit të IP-së dhe njoftimit të FFK-së.

“Më 21 maj e mora një vendim nga IP-ja që e udhëzon FFK-në për të shfuqizuar vendimet për largimin tim nga puna duke i dhënë një afat tetë-ditor", ka thënë fillimisht Arianit Ahmeti, përcjell Zëri.info.

Image

"Rishqyrtimi i vendimeve? Ato vendime më kanë ndërprerë mua punën. Njoftimi FFK-së është keqinterpretuar, nga IP-ja thuhet se ata kanë bërë shkelje", tregon më tej Ahmeti.

"Pres tetë ditë me reflektu, atëherë nëse jo, shkalla e dytë e jep vendimin final. Sa i përket tensioneve, ato i ka shkaktuar një njeri, i cili tenton ta mbajë një post të uzurpuar", u shpreh ai.

"Ai po e mban një post, duke pasur një vepër kriminale. Unë pres që sekretari Eroll Salihu të reflektojë dhe të mos e dëmtojë buxhetin e Kosovës, pasi nëse nuk reflekton mund të pësojnë gjobat. Me ato para mund t'i ndihmonim klubet e Kosovës. Me njerëzit e FFK-së unë kam komunikim, përveç me disa persona", përfundoi ai. /Zëri.info