Sokoli: Nga rivalët për titull, kjo skuadër e ka orarin më të mirë

Sokoli: Nga rivalët për titull, kjo skuadër e ka orarin më të mirë

Sport May 24, 2020 - 23:39

Futbolli i Kosovës ka marrë 'dritën jeshile' për t'u rikthyer në tapetin e gjelbër nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Skuadrat elitare kosovare tashmë ka nisur të stërviten, derisa ndeshjet kampionale rikthehen më 7 qershor, kurse ato të Kupës më 2 dhe 3 qershor, raporton Zëri.info.

Nga ana tjetër, ka shumë debat në opinionin sportiv në Kosovë pas rastit të parë me COVID-19 në Superligën e Kosovës, te skuadra e Dritës, në lidhje me atë nëse mund të vazhdojë kampionati.

Ka pasur shumë prej tyre që u shprehën kundër rinisjes së kampionatit për shkak të kushteve të dobëta, ndër të to edhe klubet si Ballkani, Drita, Flamurtari dhe Vushtrria.

Image

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka komentuar luftën për titull në futbollin e Kosovës, duke cekur se Gjilani ka orarin më të mirë tani për tani.

“Do të jetë një garë shumë e nxehtë me rivalëve për titull duke parë deklaratat e trajnerëve. Por, do ta shohim se si do të stërviten skuadrat pa tifozët në tribuna", tha Sokoli në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Nga skuadrat pretendente, Gjilani e ka orarin më të mirë, ku tri ndeshjet me rivalët direkt i luan në shtëpi dhe kjo u përshtatet atyre. Do të kemi një kampionat më interesant që kemi parë ndodnjëherë", theksoi ish-trajneri i Ferizajt dhe FC Prishtinës.

Image

"Është herët për të thënë se ka favorit absolut, por skuadrat në pjesën e epërme janë në garë për kreun e tabelës", shtoi ai. /Zëri.info