Munishi komenton gjysmëfinalen me Feronikelin, e 'paralajmëron' me përforcimin e janarit

Munishi komenton gjysmëfinalen me Feronikelin, e 'paralajmëron' me përforcimin e janarit

Sport May 24, 2020 - 23:26

Futbolli i Kosovës ka marrë 'dritën jeshile' për t'u rikthyer në tapetin e gjelbër nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Skuadrat elitare kosovare tashmë ka nisur të stërviten, derisa ndeshjet kampionale rikthehen më 7 qershor, kurse ato të Kupës më 2 dhe 3 qershor, raporton Zëri.info.

Nga ana tjetër, ka shumë debat në opinionin sportiv në Kosovë pas rastit të parë me COVID-19 në Superligën e Kosovës, te skuadra e Dritës, në lidhje me atë nëse mund të vazhdojë kampionati.

Ka pasur shumë prej tyre që u shprehën kundër rinisjes së kampionatit për shkak të kushteve të dobëta, ndër të to edhe klubet si Ballkani, Drita, Flamurtari dhe Vushtrria.

Trajneri i liderit të Superligës, Ballkanit, Ismet Munishi e ka komentuar në mes të tjerash përballjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndaj Feronikelit, skuadër të cilin e respekton mjaft shumë.

"Feronikeli është kampion në fuqi i Kosovës dhe ne në Suharekë do ta presim me shumë respekt", tha Munishi në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Mendoj se edhe ne jemi në gjendje të mirë, si dhe tani jemi në gjysmëfinale", tregoi trajneri i Ballkanit.

"Lajm i mirë është gjendja e futbollistëve, si dhe i përforcimit Mirlind Daku, i cili kishte disa probleme në fillim, por tani është shumë mirë", shtoi Munishi. /Zëri.info