'Një mijë testet e Remzi Ejupit janë dorëzuar në IKSHP, të tjerat vijnë pjesë-pjesë'

'Një mijë testet e Remzi Ejupit janë dorëzuar në IKSHP, të tjerat vijnë pjesë-pjesë'

Sport May 24, 2020 - 23:22

Futbolli i Kosovës ka marrë 'dritën jeshile' për t'u rikthyer në tapetin e gjelbër nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Skuadrat elitare kosovare tashmë ka nisur të stërviten, derisa ndeshjet kampionale rikthehen më 7 qershor, kurse ato të Kupës më 2 dhe 3 qershor, raporton Zëri.info.

Nga ana tjetër, ka shumë debat në opinionin sportiv në Kosovë pas rastit të parë me COVID-19 në Superligën e Kosovës, te skuadra e Dritës, në lidhje me atë nëse mund të vazhdojë kampionati.

Ka pasur shumë prej tyre që u shprehën kundër rinisjes së kampionatit për shkak të kushteve të dobëta, ndër të to edhe klubet si Ballkani, Drita, Flamurtari dhe Vushtrria.

Image

Drejtori sportiv i FC Prishtinës, Granit Begolli ka thënë se një mijë testet e dhuruara nga preisdenti i klubit prishtinas, Remzi Ejupi janë dorëzuar në IKSHP.

"Një mijë teste i kemi dorëzuar në Institut, kurse tjerat do të vijnë pjesë-pjesë pasi janë procedurat doganore", tha Begolli në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Kryetari Remzi Ejupi e ka bërë maksimumin për futbollin dhe për të gjithë", tregoi Begolli.

"Megjithatë, sa do të merr kohë kjo, nuk e di", shtoi ai. /Zëri.info