Infektuar: 4512
Shëruar: 2156
Vdekur: 97
Batatina: Jemi zero-zero me paga, dy futbollistë të Llapit janë pranë kalimit në Evropë

Batatina: Jemi zero-zero me paga, dy futbollistë të Llapit janë pranë kalimit në Evropë

Sport May 24, 2020 - 23:12

Futbolli i Kosovës ka marrë 'dritën jeshile' për t'u rikthyer në tapetin e gjelbër nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Skuadrat elitare kosovare tashmë ka nisur të stërviten, derisa ndeshjet kampionale rikthehen më 7 qershor, kurse ato të Kupës më 2 dhe 3 qershor, raporton Zëri.info.

Nga ana tjetër, ka shumë debat në opinionin sportiv në Kosovë pas rastit të parë me COVID-19 në Superligën e Kosovës, te skuadra e Dritës, në lidhje me atë nëse mund të vazhdojë kampionati.

Ka pasur shumë prej tyre që u shprehën kundër rinisjes së kampionatit për shkak të kushteve të dobëta, ndër të to edhe klubet si Ballkani, Drita, Flamurtari dhe Vushtrria.

Trajneri dhe donatori i Llapit, Tahir Batatina ka mirëpritur vazhdimin e kampionatit, derisa ka folur për gjendjen financiare në klub.

"Sa i përket kushteve financiare, si klubi i Llapit jemi në gjendje të mirë dhe para Bajramit i kemi kryer të gjitha obligimet. Gjatë kësaj periudhe, më shumë kanë humbur klubet se sa futbollistët në këtë drejtim", tha Batatina në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Në këtë periudhë, iu kam dërguar futbollistëve programe të ndryshme për të ushtruar, por e kam pasur me vështirë me futbollistët nga Shqipëria shkaku i masave më të rrepta atje", tregoi trajneri llapjan.

"Ne duhet të vazhdojmë tutje, dhe të punojmë me futbollistët. Dua të them se kam dy futbollistë - Valmir Veliu dhe Hajdin Salihu - që do t'i dërgoj në Evropë, jemi pranë finalizimit të marrëveshjes. Hajdini do të shkojë në Kroaci, kurse Valmiri në Gjermani", shtoi Batatina. /Zëri.info