Rrahu ish-gruan para fëmijës së tyre, arrestohet tenisti i famshëm, Nikoloz Basilashvili

Rrahu ish-gruan para fëmijës së tyre, arrestohet tenisti i famshëm, Nikoloz Basilashvili

Sport May 24, 2020 - 22:19

Tenisti nga Gjeorgjia, Nikoloz Basilashvili është liruar me kusht dhe është gjobitur me 31 mijë dollarë.

Tenisti i ranguar në vendin e 27-të në ranglistën e ATP-s, është arrestuar ditë më parë pasi u akuzua për sulm ndaj ish-gruas së tij, shkruan Zëri.info.

Prokurori i rastit tha se tenisti do të paraqitet prapë në gjykatë më 16 korrik.

Vetë Basilashvili ka mohuar se ka bërë diçka të tillë.

Ai është arrestuar nën akuzën se ka rrahur ish-gruan e tij para fëmijës së tyre në Tbilisi.

Për një vepër të tillë, një tenist mund të dënohet nga 200 deri në 400 orë shërbim në komunitet ose një deri në tri vite burg. /Zëri.info