Me një fotografi familjare dhe me djalin e Milot Rashicës, babai uron për festën e Fitër Bajramit

Me një fotografi familjare dhe me djalin e Milot Rashicës, babai uron për festën e Fitër Bajramit

Sport May 24, 2020 - 21:50

Ditë më parë, Milot Rashica mori lajmin më të mirë në jetën e tij.

Futbollisti i Kosovës u bë baba për herë të parë, të cilin e quajti Tian, raporton Zëri.info.

Festa e sotme e Fitër Bajramit e ka gjetur Tianin në gjirin familjar, së bashku me prindërit dhe gjyshërit e tij.

Babai i Milotit, Nexhmedin Rashica ka publikuar një fotografi të përbashkët familjare.

Ai ka uruar festën e Fitër Bajramit përmes një postimi në 'Facebook'.

"Urime festa e Fitër Bajramit me anëtarin më të ri, Tianin", ka shkruar Nexhmedin Rashica. /Zëri.info