Në ndeshjen e sotme të Bundesligës u dëgjuan brohorimat e tifozëve

Në ndeshjen e sotme të Bundesligës u dëgjuan brohorimat e tifozëve

Sport May 24, 2020 - 21:40

Bundesliga gjermane zhvilloi edhe javën e dytë pas rikthimit nga pandemia COVID-19, e cila e bllokoi futbollin për dy muaj.

Megjithatë, ndeshjet e futbollit elitar gjerman po vazhdojnë të luhen pa tifozë, shkruan Zëri.info.

Krejt kjo për shkak të masave të Federatës gjermane për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Por, në ndeshjen e sotme mes Mainz dhe Leipzig u dëgjuan brohorimat e tifozëve në televizion.

Audienca amerikane i ka dëgjuar brohorimat e tifozëve gjatë gjithë ndeshjes.

Inxhinieri i zërit ka ndërtuar një skemë ku zëri ishte i mjaftueshëm në kohën e nevojshme (kur ishte aksioni brohoritjet ishin më të mëdha). /Zëri.info