Familja e CR7 në pishinë, krahasim epik Georgina - Maguire në rrjetet sociale

Familja e CR7 në pishinë, krahasim epik Georgina - Maguire në rrjetet sociale

Sport May 24, 2020 - 20:38

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij prej gjashtë anëtarësh, vendosën ta kalonin paraditen e tyre në pishinë.

Ylli portugez dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, ishin në praninë e katër fëmijëve të tyre.

Detaji që mori më shumë vëmendje, ishte kamerdarja “unicorn” mbi të cilën Georgina po qëndronte.

Një kamerdare e tillë, është përdorur dhe nga mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, pak kohë më parë, kur ishte në grumbullim me kombëtaren e Anglisë.

Krahasimet epikë në internet nuk mund të mungonin, me shumë tifozë që i vendosën përballë këto dy foto.

Në media po flitet dhe për një shtatëzani të Georgina Rodriguez, pasi në fotot e fundit ka mbuluar barkun e saj.

Gjithsesi, ende nuk ka një konfirmim për këtë thashethem.

Image