'Bëj seks çdo javë me tifozet e mia', befason tenisti i njohur, Nick Kyrgios

'Bëj seks çdo javë me tifozet e mia', befason tenisti i njohur, Nick Kyrgios

Sport May 24, 2020 - 20:29

Njëri prej tenistëve më të njohur dhe më karizmatik në botën e këtij sporti është Nick Kyrgios.

Tenisti australian i cili ka prejardhje greke, njihet për deklaratat e tij epike dhe sjelljet e tij komike gjatë ndeshjeve të tij, shkruan Zëri.info.

Së fundmi, në një intervistë për 'Ole', Kyrgios ka dhënë një deklaratë të papritur.

Image

KYrgios u përqendrua në marrëdhëniet që mban me fansat, sidomos ato femra.

“Që kur kam mbetur beqar, zakonisht bëj seks me tifozet e mia çdo javë. Kur kam të bëj me vajza nga Europa Lindore, jam gati t’u them: merrni gjysmën e fitimeve të mia", tha Kyrgios.

Deklarata këto që kanë krijuar mjaft polemika, duke njohur karakterin e tenistit.

Image

“Unë po luaja kundër Rogerit, kur u ndjeva jashtëzakonisht i tërhequr nga një vajzë në tribuna. Në atë moment mendova se ishte me të vërtetë turp të qëndroja në fushë, mund ta thërrisja dhe ta ftoja të pinte diçka me mua", shtoi ai. /Zëri.info