Ndeshja e 'çmendur' në Bundesliga, përfundim dramatik me dy gola për dy minuta në takimin Koln - Dusseldorf

Ndeshja e 'çmendur' në Bundesliga, përfundim dramatik me dy gola për dy minuta në takimin Koln - Dusseldorf

Sport May 24, 2020 - 19:56

Në një përfundim dramatik, ka përfunduar ndeshja e fundit e javës së 27-të në Bundesligën gjermane mes Kolnit dhe Fortuna Dusseldorfit.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'RheinEnergie Stadion', Kolni dhe Dusseldorfi kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 2:2, shkruan Zëri.info.

Në pjesën e parë, Kenan Karaman ('41) realizoi për epërsinë e Dusseldorfit, derisa me rezultat 0:1 u mbyll pjesa e parë.

Image

Në pjesën e dytë, Dusseldorfi shënoi prapë përmes Erik Thommyn në minutën e 61-të, megjithatë vendasit s'u dorëzuan.

Anthony Modeste ('88) dhe Jhon Cordoba ('90) shënuan dy gola për ta nxjerrë një pikë për skuadrën e Kolnit.

Ndryshe, në këtë ndeshje, Valon Berisha nuk u aktivizua për asnjë minutë te Dussledorfi, kurse Elvis Rexhbeçaj luajti pak minuta në përfundim të ndeshjes.

Image

Pas 27 ndeshjeve, Kolni mbetet në vendin e dhjetë në Bundesliga me 34 pikë, kurse Dusseldorfi në vendin e 16-të me 24 sosh. /Zëri.info