Triumf shprese për Werder Bremenin e Milot Rashicës

Triumf shprese për Werder Bremenin e Milot Rashicës

Sport May 23, 2020 - 17:28
Lajmet e fundit nga sporti

Werder Bremeni ka marrë tri pikë shumë të mëdha në luftë për mbijetesë në Bundesliga, duke e mposhtur në udhëtim Freiburgun me rezultat 1:0.

Bittencourt ka shënuar golin e vetëm për tri pikë që i rrisin shpresat për mbijetesë.

Pas 27 javëve Werderi, është në vendin e para fundit me 21 pikë, 2 më pak sesa Forttuna Dusseldorf që është në një pozitë që e siguron barazhin, shkruan Zeri.info.

Rashica në këtë sfidë luajti 81 minuta dhe pati paraqitje të mirë, por pa mundur të gjejë rrugën e golit.

Në takimet tjera Dortmund, nuk po njeh kundërshtar në këtë start. Skuadra e Dortmundit ka triumfuar në udhëtim me rezultat 2:0 ndaj Wolfsburgut, për t’u afruar në vetëm te Bayern Munich që është në pozitën e parë por që ka një ndeshje më pak.

Më poshtë rezultatet komplete:Image

Image