Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
FFK i reagon Arianit Ahmetit: Kjo është e vërteta rreth rikthimit të tij të mundshëm në punë nga Inspektorati i Punës

FFK i reagon Arianit Ahmetit: Kjo është e vërteta rreth rikthimit të tij të mundshëm në punë nga Inspektorati i Punës

Sport May 22, 2020 - 16:07
Detajet

Ish zëvendës/sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti, ishte pushuar nga puna në FFK pasi kishte pretenduar postin e kryetarit të FFK-së të zotëruar nga Agim Ademi, shkruan “Zeri.info”.

Saktësisht, Ahmeti insistonte se kryetari aktual Agim Ademi ka mandat dy-vjeçar, derisa thoshte se zgjedhjet në FFK do të mbaheshin në fillim të këtij viti.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk ndodhi, dhe Federata e Futbollit të Kosovës duke pretenduar në shkelje të statutit nga Ahmeti, e pushoi atë nga puna.

Në një prononcim për Zeri.info, Arianit Ahmeti, ka deklaruar së fundmi se Inspektorati i Punës, e ka rikthyer në punë.

"E kam pranuar vendimin e Inspektoriatit të Punës, derisa jam njoftuar se edhe punëdhënësi im, pra Federata e Futbollit të Kosovës e ka pranuar të njejtin vendim gjatë ditës së sotme. Në këtë vendim shkruan se brenda tetë ditësh, unë duhet të kthehem në vendin tim të punës kështu që unë do të pres ta bëjë këtë", u shpreh Arianit Ahmeti.

Ndryshe, FFK ka reaguar ditën e sotme duke deklruar se se Inspetoritati ka kërkuar që të rishikohet cështja e tij.

“Organet e brendshme të FFK-së kanë marrë Vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për shkak të shkeljeve të rënda të detyrave të punës. Së fundi, ne, kemi pranuar një vendim nga Inspektorati i Punës, ku kërkon nga FFK që të rishqyrtojë edhe njëherë procedurën e ndërprerjes së marrëdhënies së punës së z. Ahmeti. Pra, ka kërkuar vetëm të rishqyrtohet procedura, në asnjë rast Inspektorati nuk ka evidentuar që nuk ka bazë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës. Organet e brendshme të FFK-së, konform dispozitave të Ligjit të Punës, akteve të brendshme dhe vendimit të Inspektoratit të Punës, do të ndërmarrin veprimet ligjore në afatin e paraparë dhe do të informojnë Inspektoratin dhe palët në këtë procedurë”, shkruhet në reagimin e FFK-së të publikuar në faqen zyrtare. /Zeri.info