Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Lajmi i fundit: Fenerbahçe e kontakton futbollistin e Kosovës

Lajmi i fundit: Fenerbahçe e kontakton futbollistin e Kosovës

Sport May 22, 2020 - 15:53
Detajet

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës turke Kasimpasa, Florent Hadërgjonaj, mund të ndërrojë mjedis, raporton mediumi nga Turqia “Takvim”, përcjell Zeri.info.

Futbollisti që aktivizohet si mbrojtës i djathtë e i cili në afatin kalimtar të verës u huazua në Turqi nga skuadra angleze Huddersfieldn Town, po kërkohet nga skuadra e madhe turke Fenerbahçe.

Mësohet se tashmë Fenerbahçe ka kontaktuar me 25-vjeçarin i cili ka kontratë me Huddersfieldin deri në vitin 2021.

Image

Futbollisti me prejardhje nga Deçani në këtë edicion në Turqi është paraqitur në gjashtë ndeshje me Kasimpasan.

Kujtojmë se te Feneri aktivizohet edhe futbollisti tjetër i Kosovës, Vedat Muriqi për të cilin po interesohen skuadra angleze dhe italiane. /Zeri.info