Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Këto janë katër klubet e Superligës së Kosovës që ‘votuan’ kundër rinisjes së edicionit

Këto janë katër klubet e Superligës së Kosovës që ‘votuan’ kundër rinisjes së edicionit

Sport May 22, 2020 - 15:18
Detajet

Futbolli i Kosovës u “paralizua” në mes të muajit mars pas paraqitjes së rasteve të para me COVID-19 në vendin tonë.

Megjithatë, topat në fushat e futbollit kosovar do të rrokullisen sërish nga fillimi i qershorit pas vendimit për lejimin e stërvitjeve dhe fillimin e Superligës nga Ministria e Sportit në bashkëpunim më atë të Shëndetësisë dhe Federatën e Futbollit të Kosovës.

FFK-ja kishte kërkuar nga klubet e Superligës që të japin arsyet e tyre për vazhdimin, apo mos vazhdimin e kampionatit, derisa u kishte dërguar nga një e-mail për të marrë mendimet e tyre.

Shkresa u dorëzua të premten më 15 maj, ndërkohë klubet kishin afat deri të hënën më datë 18 maj për t'u përgjigjur.

Zeri.info mëson se katër klube nga 12-të të Superligës, ishin kundër nisjes së kampionatit.

Ballkani, Drita, Flamurtari dhe Dukagjini kanë dhënë arsyetimet e tyre se pse nuk duhet të vazhdojë kampionati me pretekstin se nuk ka kushte të mjaftueshme për futboll në kohë pandemie.

Gjithsesi, këto skuadra tashmë janë pajtuar që të luhet Superliga derisa që nga data 18 maj i kanë nisur edhe përgatitjet. /Zeri.info