Infektuar: 1110
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Hashani nuk është pishman: Më mirë ta lësh futbollin vetë sesa të të lërë ai ty

Hashani nuk është pishman: Më mirë ta lësh futbollin vetë sesa të të lërë ai ty

Sport May 22, 2020 - 12:42
Lajmet e fundit nga sporti

Njëri nga futbollistët që ka kontribuar shumë në futbollin kosovar duke u përballur me lloj-lloj sfidash, pasi ishte pjesë e futbollit në periudha të ndryshme, Erdin Hashani, sot ka dalë me një postim interesant në “Facebook”, shkruan "Zeri.info".

Hashani tash e 2 vjet nuk është pjesë e futbollit aktiv, duke u kapur me zejën e trajnerit, të cilën po e ushtron me shumë sukses. Ai ka shkruar se nuk është pishman që u përshëndet nga futbolli aktiv në kohën kur ishte në formë të mirë fizike, derisa mendon se të njëjtën gjë do ta bënte edhe sot.

“Sot me më vet a jam pishman ju them që JO!!! Ka pasur futbollistë shumë më të mëdhenj sesa unë po nuk e kane lanë në këtë formë qysh unë e kam lanë futbollin, është mirë që ti me e lënë futbollin e jo futbolli me të lënë ty. Nuk është më rëndësi sesi fillon, por me rëndësi është sesi e përfundon”, ka shkruar Hashani i cili në karrierën e tij pati fatin të luajë në plotë 13 skuadra: FC Besëlidhja (Prishtinë), FC KEK-u (Kastriot), FC Prishtina, FC Besa (Kavajë), FC Skënderbeu (Korçë), FC Besëlidhja (Lezhë), FC Besiana (Podujevë), FC Trepça (Mitrovicë), FC. Vllaznimi (Gjakovë), FC Drita (Gjilan), FC Hajvalia (Prishtinë), FC Vllaznia (Pozharan) dhe FC Ferizaj (Ferizaj), aty ku edhe e përmbylli karrierën. /Zeri.info

Image