Infektuar: 1110
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Nuk u lejohet miqësore para 2 qershorit, klubet drejt e në ndeshje zyrtare

Nuk u lejohet miqësore para 2 qershorit, klubet drejt e në ndeshje zyrtare

Sport May 22, 2020 - 10:43

Kanë pauzuar më shumë se dy muaj, derisa teke në fillim të kësaj jave morën ditën e gjelbër për zhvillimin e stërvitjeve në grup.

Klubet kosovare të futbollit me intensitet të lartë po përgatiten, kjo pasi kanë shumë pak kohë deri në fillim të kampionatit i cili parashihet në nis me 7 qershor, derisa ndeshjet për Kupën e Kosovës luhen me 2 e 3 qershor, shkruan Zeri.info.

Kjo është një periudhë shumë e keqe e aq me keq është se edhe stërvitjet nuk mund t’i bëjnë ashtu siç duhet pasi janë disa kufizime, e njëra ndër to është edhe ndeshjet miqësore, pasi as ato nuk lejohen para datës 2 qershor, çka i bie që trajnerët duhet ta fusin ekipin në fushë pa shumë informata për formën e lojtarëve.

“Jo ndeshje miqësore nuk kemi drejt me zhvillu, por edhe sikur te kishim drejt, unë personalisht në këtë situatë nuk e kisha bërë”, ka thënë trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu për Zeri.info, skuadra e së cilit me 2 qershor udhëton drejt kryeqytetit për t’u përballur me Prishtinën në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.Image

“Lojtarët nuk janë në gjendje të mirë fizike për këtë nuk do të lejoja ndeshje kontrollese. Ka, qenë periudhë e gjatë e pauzës, dhe kohë shumë e shkurt e përgatitjeve, që as për së afërmi nuk i përmbush nevojat”, ka vlerësuar tekniku mitrovicas i skuadrës kuqezi, i cili megjithatë thotë duhet ta pranojnë situatën dhe t’i lënë anash ankesat.

“Ne tash nuk duhet të humbim energji duke u ankuar për këtë aspekte, por duhet shfrytëzuar maksimalisht këtë kohë, por duke llogarit që një përqindje të formës ta arrijmë gjatë ndeshjeve”, ka përfunduar Gani Sejdiu. /Zeri.info.