Infektuar: 1110
Shëruar: 843
Vdekur: 30
De Jong: Nuk jam gati të përballoj 90 minuta të plotë në fushë

De Jong: Nuk jam gati të përballoj 90 minuta të plotë në fushë

Sport May 22, 2020 - 10:06

Mesfushori holandez i Barcelonas, Frenkie De Jong është i lumtur që ka takuar përsëri shokët e skuadrës dhe rikthimin në stërvitje, por e pranon se janë shumë mbrapa në aspektin fizik.

“Më mungon shumë futbolli, më kishin munguar edhe stërvitjet. Nuk shiheshim me njëri-tjetrin prej 2-3 muajsh, jemi të lumtur vetëm për faktin që u takuam përsëri. Rikthimi në stërvitje ishte shumë i bukur. Stërvitjet individuale nuk janë kaq të këqija, po përmirësohemi fizikisht.

Akoma s’e shoh vetën në gjendje për të luajtur 90 minuta, por kemi edhe disa javë derisa të rinisin ndeshjet. Javën e kaluar ndoqa Dortmund-Schalke, isha i lumtur që po shihja përsëri futboll”, ka thënë De Jong.