Infektuar: 1110
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Juventusi nis bisedimet për transferimin e Pogbas

Juventusi nis bisedimet për transferimin e Pogbas

Sport May 21, 2020 - 23:38

Mediat në Francë raportojnë se Juventusi i ka nisur bisedimet me Mino Raiola për rikthimin e Paul Pogbas në Itali nga Manchester United.

Sipas 'le10sport', bisedimet mes palëve kanë nisur pasi palët janë të pajtimit për një ide të tillë, shkruan Zëri.info.

Pogba nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e tij për Juventusin që prej largimit nga Torino drejt Man Untied për 105 milionë euro në vitin 2016.

Real Madridi, Barcelona dhe Paris Saint-Germain e kanë zbehur interesimin për francezin, derisa 'Zonja e Vjetër' është favorit.

Me Miralem Pjanic dhe Adrien Rabiot që priten të largohen, Pogba do të ishte një prurje ideale në skuadrën e Maurizio Sarrit.

Fituesi i Kupës së Botës ka qenë i lidhur edhe me një kalim tek Interi, ku do të ri-bashkohej me Antonio Conten. /Zëri.info