Infektuar: 1110
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Kontrata për emrin e stadiumit 'Air Albania”, FSHF-ja arkëton tre milionë euro për pesë vite

Kontrata për emrin e stadiumit 'Air Albania”, FSHF-ja arkëton tre milionë euro për pesë vite

Sport May 21, 2020 - 23:19

Stadiumi i ri kombëtar i Shqipërisë është emëruar 'Air Albania' pas kontratës së lidhur mes Shoqërisë 'Kuz e Zi' me kompaninë ajrore në fjalë, shkruan Zëri.info.

Implanti modern shqiptar do ta mbajë këtë emër për pesë vite në bazë të kontratës.

Aksionet e 'Air Albania Stadium' i ka 75 përqind Federata Shqiptare e Futbollit.

Federata shqiptare do të arkëtojë 650 mijë euro çdo vit në bazë të marrëveshjes.

Në total, mbi tre milionë euro, FSHF-ja do të përfitojë nga kjo marrëveshje. /Zëri.info