Infektuar: 1110
Shëruar: 843
Vdekur: 30
E konfirmuar nga klubi: FIFA dënon Trepçën’89 me 43 mijë euro

E konfirmuar nga klubi: FIFA dënon Trepçën’89 me 43 mijë euro

Sport May 21, 2020 - 22:57

Trepça ’89 mund t’ia sheh sherrin ish sulmuesit të tyre, Mathew Bonafice.

Ish-lojtari i ardhur nga Skenderbeu, kishte luajtur me 89shin në vitin 2016 dhe 2017.

Por, tri vjet më pas ka ardhur një dënim nga FIFA që është inicuar nga klubi i Aris Limasol të Qipros.

Sipas qipriotëve, nigeriani kishte kontratë me klubin kur iu bashkua Skënderbeut, të cilët menjëherë e huazuan tek 89-shi. Nga klubi mitrovicas, Bonafice iu bashkua Partizanit të Tiranës.

Image

Aris kishte bërë padi ndaj Partizanit në FIFA, por klubi shqiptar fitoi gjyqin, pasi lojtari nuk kishte ardhur nga Arisi.

Me këtë rast, FIFA drejtoi gishtin tek 89-shi.

Kryetari 8 këtij klubi, Abedin Zeka, i ka thënë Gazetës Olle se nuk bëhet fjalë për 400 mijë euro, por dënim në vlerë 10 fish më pak.

“Dënimi ka ardhur në adres të klubit dhe bëhet fjalë për rreth 43 mijë franga dhe jo 400 mijë sa ka dalë në media”, thotë Zeka për Gazeta Olle.

“Ne kemi angazhuar avokatin për këtë çështje, i cili po merret tashmë me çështjen në FIFA. Futbollisti për të cilin bëhet fjalë, ka ardhur te ne nga një vend si Qipro që nuk e njeh panvarësinë e Kosovës, dhe futbollisti është regjistuar në Federatë sipas sistemit TMS, andaj çdo gjë është bërë sipas rregullave. Do të thotë futbollisti te ne ka ardhur pa kontratë”, shton Zeka.

Bonafice tani është pjesë e ligave të ulta të futbollit portugez.