Infektuar: 1110
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Merret vendimi i shumë pritur: La Liga rifllion me një derbi të 'zjarrtë'

Merret vendimi i shumë pritur: La Liga rifllion me një derbi të 'zjarrtë'

Sport May 21, 2020 - 22:45

La Liga do ta rinis edicionin 2019/20 me derbin e Sevillas mes Sevillas dhe Real Betisit më 12 qershor, në mbrëmjen e së premtes.

Lajmi është konfirmuar nga 'Cadena Cope', medium që raporton se dokumentacioni do t'i dërgohet të gjitha klubeve më 28 maj, shkruan Zëri.info.

Krejt kjo vjen pas raportimeve se La Liga spanjolle do të nis nga mesi i muajit qershor dhe do të mbarojë në fund të korrikut.

Drejtori sportiv i Sevillas, Monchi tha:

"Nuk ka mënyrë më të mirë se sa të nis La Liga me një derbi të tillë. Mezi presim rikthimin e futbollit dhe për këtë ndeshje".

Futbolli spanjoll u pezullua në mesin e muajit mars shkaku i pandemisë me koronavirus.

Nga La Liga vazhdimisht kanë bërë me dije se edicioni do të mbyllet në fushë dhe jo me vendime në tavolinë. /Zëri.info