'Vetë bredhin lule më lule', moderatorja shqiptare për virgjërinë: Për martesë qepen

'Vetë bredhin lule më lule', moderatorja shqiptare për virgjërinë: Për martesë qepen

Sport May 12, 2020 - 16:04
Lajmet e fundit nga sporti

Fjoralba Ponari, u bë e njohur për të gjithë ndjekësit e futbollit në Shqipëri para 2 viteve, pasi ishte bashkë prezantuesja e Edi Manushit në emisionin “Top Arena”, kushtuar Botërorit në 2018 në “Top Channel”.

Moderatorja e njohur, ka qenë në qendër të vëmendjen së mediave kohët e fundit. Kjo për shkak se ajo flet shumë hapur kur bëhet fjalë për tema që konsiderohet si tabu në vendin tonë.

Image

Në një mini-intervistë të zhvilluar me ndjekësit në rrjetet sociale, Fjoralba u pyet nëse virgjëria në Shqipëri është tabu apo injorancë.

Moderatorja befasoi me përgjigjen duke thënë se ka meshkuj që vetë bredhin lule më lule dhe nusen e duan të virgjër. Ndërsa shtoi se vajzat qepen kur vjen martesa.

“Përsa kohë ka meshkuj që bredhin lule më lule vetë, por nusen e duan të virgjër .. e femra që zgjedhin të kenë marrëdhënie kur vjen koha e martesës në fund qepen sikur ajo pikë e gjakut do i vërë vulën zgjedhjeve të së kaluarës së saj… Flasim për tabu… Aty ku me ndërgjegje himeni vlen më shumë se emocionet dhe dëshirat individuale”– u përgjigj ajo.

Një tjetër pyetje që i drejtuan ndjekësit e saj ishte se çfarë do të bënte nëse djali apo vajza e saj do ishin gay apo lesbike.

Fjoralba u shpreh se do ta pranonte dhe mbështeste ashtu siç do ishin.

“Çfarë duhet të bëj sipas teje? Përveç se ta dua dhe ta mbështes në çdo hap të jetës. Eee pikë e zezë,”- shkroi ajo.

Ndërkohë në një pyetsor tjetër të zhvilluar dy ditë më parë ajo u pyet nëse iu është thyer ndonjëherë zemra nga ndonjë djalë dhe sesi ka vazhduar të ecë përpara.

Moderatorja pranoi se ska një vaksinë kundër thyerjes së zemrës duke u shprehur: “Fokusohu në ndjesitë pozitive të jetës. Këndo, kërce, lexo dhe dil me shoqërinë, nis një hob të ri, bëj gjërat që do, rritur si njeri dhe do tërheqësh të njëjtat gjëra e njerëz pozitiv rreth vetes.”

Fjoralba ka pranuar se është në një lidhje prej shumë kohësh por moderatorja ka hezituar që të japë detaje rreth personit që i ka rrëmbyer zemrën.

Ajo është treguar shumë e rezervuar kur është pyetur në lidhje me personin që ka në krahë, shkruan "Panoramaplus.al".

Image
Image
Image
Image
Image
Image