E fejuara e futbollistit shqiptar po prodhon maska falas

E fejuara e futbollistit shqiptar po prodhon maska falas

Sport April 10, 2020 - 13:46
Lajmet e fundit nga sporti

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, i cili aktivizohet në Serinë A me Atalantën, është duke e përjetuar një moment tmerri në Bergamo, pasi dihet që kjo zonë është zona me bilancin më fatal në të gjithë historinë.

E fejuara e tij Alisa, ka bërë një gjest tepër fisnik në këtë periudhë, duke qepur maska dhe duke i dhuruar falas. Në një prononcim për mediet italiane Gjimshti foli në lidhje me situatën e jashtëzakonshme duke u shprehur:

Ideja lindi kur ju pa situatën këtu në Bergamo, shumë njerëz kërkojnë maska ëdhe ata nuk mund t’i gjejnë ato, po është bërë që t’i prodhojmë ato falas, ne i dërgojmë tek ata që kanë nevojë për to dhe nuk kanë mundësinë t’i blejnë ”.

Ka shumë solidaritet mes jush sportistët, shumë dhurime janë bërë në spitale.

Ndihma e të gjithëve është e nevojshme, si për ata që vuajnë, ashtu edhe për mjekët dhe infermierët që bëjnë gjëra të mëdha në spitale.

Situata në Bergamo është shumë e vështirë…

Ne jemi të gjithë në vështirësi, diçka që nuk ka ndodhur kurrë dhe për të cilën nuk ishim të përgatitur. Por njerëzit e Bergamos janë të fortë dhe do të jenë në gjendje të ngrihen përsëri.

Çfarë ju frikëson më shumë?

Rastet e reja të vazhdueshme më frikësojnë. Shpresojmë të arrijmë në fund shpejt sepse do të nënkuptojë një përmirësim të përgjithshëm në një situatë që ka parë gjithmonë infeksione të reja.

Çfarë efekti mund të ketë kjo ndalesë e gjatë?

Ne nuk mund të stërvitemi siç bëjmë zakonisht së bashku me ekipin dhe stërvitjen me topin në këmbë çdo javë. Po mundohemi të gjejmë mënyrat më të mira për të qëndruar në formë.

Nëse kampionati rifillon sërish, ekziston mundësia që të luhet me dyer të mbyllura…

Të luash pa tifozët bën që gjithçka të duket miqësore, kështu që qëndrimi i duhur psikologjik do të llogaritet edhe më shumë. Mentaliteti i duhur dhe motivimet do të bëjnë ndryshimin”, përfundoi mbrojtësi i Atalantas dhe kombëtares sonë.