LAJMI I FUNDIT: Në këtë datë pritet të luhet ‘Final 4’ i Ligës Ballkanike

LAJMI I FUNDIT: Në këtë datë pritet të luhet ‘Final 4’ i Ligës Ballkanike

Sport April 10, 2020 - 13:16
Lajmet e fundit nga sporti

Federata e Basketbollit të Kosovës tashmë ka anuluar gjitha aktivitetet e saja duke e shpall të pavlefshëm këtë edicion, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, Liga Ballkanike e basketbollit ka dal me njoftim zyrtar lidhur me zhvillimin e fazës finale të kësaj gare.

Sipas njoftimit të lëshuar, faza ‘Final 4’ e paraparë të zhvillohet gjatë muajit mars është shtyre për në shtator.

“Për shkak të situatës së krijuar, BIBL merr vendim që faza finale e këtij edicioni e cila do të zhvillohet në qytetin e Pejës, do të zhvillohet në shtator të vitit 2020, ku edhe klubet pjesëmarrëse tashmë janë dakorduar për këtë gjë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Ligës Ballkanike.

Në këtë fazë, pjesëmarrëse janë ekipet: Academic Bultex 99, KB Peja, KK Ibar dhe KB Vllaznia.