Ky është ekipi më i mirë i të gjitha kohërave, sipas kapitenit të Prishtinës

Ky është ekipi më i mirë i të gjitha kohërave, sipas kapitenit të Prishtinës

Sport April 10, 2020 - 12:22

Pandemia COVID-19 vazhdon ta mbajë të izoluar botën, e bashkë me të edhe sportin.

Po bëhen 4 javë që janë anuluar të gjitha aktivitetet sportive derisa futbollistët vazhdojnë të punojnë në kushte shtëpie.

Kjo edhe po ju jep mundësi atyre të sfidohen në mënyra të ndryshme nëpër rrjetet sociale, shkruan Zëri.info.

Mirëpo, për dallim nga lojtarët tjerë që përcaktoheshin për ekipet e ëndrrave përmes “Facebookut”, kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi këtë e ka bërë në një lidhje direket në Radio Prishtina dhe Zëri Tv, duke e zgjedhur skuadrën më të mirë të të gjitha kohërave.

“Buffon, Alves, Carlos, Maldini, Van Dijk, Pirlo, Xavi, Iniesta, Messi, Ronaldo dhe CR7”, është skuadra më e mirë sipas kapitenit bardhekaltër, Armend Thaqit. /Zëri.infi