Thaqi: Ky pushim na ka sjellë shumë dëme

Thaqi: Ky pushim na ka sjellë shumë dëme

Sport April 10, 2020 - 11:57
Kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi, në një bisedë në programin e mëngjesit në Radio Prishtina dhe në 'Zëri TV' ka thënë se kjo masë e izolimit është stërzgjatur dhe tashmë gjithçka ka kaluar në monotoni

Futbolli vazhdon të mbetet i izoluar, derisa futbollistët vazhdojnë ta përjetojnë shumë keq këtë situatë.

Kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi, në një bisedë në programin e mëngjesit në 'Radio Prishtina' dhe në 'Zëri TV' ka thënë se kjo masë e izolimit është stërzgjatur dhe tashmë gjithçka ka kaluar në monotoni, shkruan 'Zëri.info'.

“Është bërë monotoni kjo karantinë me shpresë se së shpejt do të kalojë kjo situatë dhe t’i kthehemi jetës normale”, ka thënë Thaqi, duke folur me pas për punën që po bëjnë në këtë kohë karantine.

“Për momentin po stërvitim në vende ku ka më shumë hapësirë, ndërsa në mbrëmje kryesisht po bëjmë punë fizike brenda kushteve shtëpiake.

Këta tre muaj janë në kulmin e sezonet ku vendoset gjithçka sa i përket fatit të garave dhe nuk ka na konvenuar aspak ky pushim, përkundrazi na ka barë vetëm dëme. Gjithë ajo punë që është bërë gjatë gjithë vitit tashmë pothuaj ka rënë në zero”, ka vazhduar Thaqi, duke thënë se në momentin që u jepet sinjali se ata mund t’i nisin garat u duhet së paku një periudhë prej 2 javësh ose 20 ditë për ta arritur formën e mjaftueshme fizike.Image

“Të pushosh një muaj pa aktivitet me stërvitje individuale është pak, pasi dallon pothuaj 11 për qind puna individuale nga ajo grupore. Ne kemi marrë një plan të punës nga trajneri Armend Dallku dhe nga Artan Luzi dhe po mundohemi ta përmbushim atë plan deri në 80%, pasi pa grup është problem të realizohet 100% ai planprogram”, ka përfunduar Thaqi. /Zëri.info