Të burgosurit në lot përcollën largimin e Ronaldinhos nga burgu

Të burgosurit në lot përcollën largimin e Ronaldinhos nga burgu

Sport April 10, 2020 - 11:17
Lajmet e fundit nga sporti

Ylli brazilian është i lirë. Pas qëndrimit në burg për disa javë në Paraguai, ai u lirua me një vendim të gjykatës, e cila vendosi ta ndryshojë masën e sigurisë, duke e dërguar në arrest shtëpiak Ronaldinhon.

Largimi i tij ka trishtuar të burgosurit e shumtë në burgun “VIP” të kryeqytetit Asuncion (Paraguai), të cilët nuk ishin mësuar me praninë e një personazhi të tillë të dashur për kaq shumë kohë. Të burgosurit nuk u mbajtën dot lotët dhe organizuan një “barbecue” të papritur për lirimin e legjendës së futbollit brazilian.