Tifozët e Baselit thumbojnë futbollistët shqiptarë: “Të huajt mendojnë vetëm milionat”

Tifozët e Baselit thumbojnë futbollistët shqiptarë: “Të huajt mendojnë vetëm milionat”

Sport April 10, 2020 - 10:27

Skuadra e Baselit ka kërkuar që Taulant Xhaka me shokë të heqin dorë në vlerën e 70% të pagës për muajt prill - qershor. Kërkesa e klubit ka ardhur pas pezullimit të kampionatit dhe shfaqjes së vështirësive të para financiare. Akordimi i 1 milion frangave nga ana e Federatës duket se nuk i ka plotësuar boshllëqet në arkën e klubit zviceran, i cili kërkoi edhe ndihmën e lojtarëve në përballimin e pandemisë.

Kërkesa e drejtuesve të Baselit është refuzuar pa e menduar dy herë përgjigjën nga ana e lojtarëve, të cilët e kanë cilësuar si ekstreme masën e marrë. Në këto kushte skuadra zvicerane ka njoftuar zyrtarisht që negociatat e para me lojtarët kanë dështuar, duke mos rënë dakord me këtë masë të reduktimit të pagës.

Një vendim, që nuk është pritur aspak mirë nga tifozët, të cilët kanë shprehur zemërimin e tyre nëpërmjet komunikimit social.Image

“Të jesh një lojtar futbolli apo edhe një yll futbolli duhet të ketë më shumë përmbajtje sesa thjesht të kesh para të holla qese me para. Aksioni i FCBasel1893 do të ishte një gjë e mrekullueshme nëse yjet në fushë do të jepnin gjithashtu kontributin e tyre”.

“Është e qartë, të huajt shohin vetëm miliona që “yjet” e ekipit meritojnë dhe nuk duhet t’i bëjnë. Një sugjerim për të zgjidhur problemin me marrëveshje të njëkohshme të performancës me stimuj për të bërë ndryshime duhet të funksionojë disi”, kanë qenë disa nga komentet e tifozëve pasi klubi doli në deklaratë zyrtare.

Megjithatë Baseli njofton se do të ketë të tjera takime me futbollistët për të negociuar në masa të tjera të cilat mund të jenë më lehtësuese edhe për ta.