Klubet e Serie A caktojnë ditën kur rikthehen në stërvitje

Klubet e Serie A caktojnë ditën kur rikthehen në stërvitje

Sport April 10, 2020 - 09:40
Lajmet e fundit nga sporti

Italia vazhdon ende të përballet me luftën e rreptë me Koronavirus, megjithatë, kohëve të fundit duket se gjërat kanë nisur të qetësohen pak dhe numri i të prekurve dhe viktimave është më i vogël.

Kjo ka bërë që qeveria e Italisë që të shtyjë ‘izolimin’ e qytetarëve deri më 3 maj, por duket se do të ketë përjashtime për disa.

Lojtarët e Serie A mund të kthehen në fushat e blerta para 3 majit, për t’i bërë disa teste fillestare, para rikthimit në stërvitje.

‘Sky Sport Italia’ shkruan se të gjitha skuadrat e Serie A pritet të kthehen në stërvitje më 3 maj.

FIGC më herët ka marrë një protokoll nga qeveria ku tregohet se si duhet vepruar me lojtarët, pas rikthimit në seancat stërvitore.

Të gjithë lojtarët pritet t’i nënshtrohen disa testeve të mushkërive dhe zemrës, për të vërejtur nëse janë imun ose jo.