Koronavirusi e ka izoluar në Spanjë, futbollisti shqiptar flet për krizën atje

Koronavirusi e ka izoluar në Spanjë, futbollisti shqiptar flet për krizën atje

Sport April 10, 2020 - 09:31

Të gjithë futbollistët, përjashto disa kampionate ku është lejuar stërvitja, janë në izolim dhe nuk i lejohet të dalin qoftë edhe për të bërë vrap pasi gjendja është emergjente në shtetin e tyre. Edhe Kejdi Bare, që luan te Malaga, gjithashtu është duke kaluar këtë kohë në karantinë në shtëpinë e tij.

Në një intervistë të dhënë për “SportDirect Radio”, Bare tha se “rëndësia e masave dhe shëndeti i njerëzve duhet të jenë të parat. Nuk dua të luaj teksa spitalet janë të mbushur me njerëz që po vdesin. Nuk është normale që ndërsa disa vdesin, të tjerët luajnë futboll. Kur të ketë mbaruar gjithçka do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk mund të luaj duke parë që ka njerëz të sëmurë që vdesin”.

Futbollisti kuqezi shpjegon dhe se “me trajnerin pothuajse gjithmonë, telefonojmë njëri-tjetrin për të parë se si po shkojnë gjërat. Me kolegët ndodh e njëjta gjë. Për çështjen e pagave nuk kemi folur, askush nuk më ka kontaktuar. Nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me këtë. Klubi kaloi një situatë të vështirë, por të gjithë futbollistët dhanë 100%”, përfundoi Bare.

Image