Në Itali janë të sigurt: Futbollisti shqiptar largohet, vjen një grek

Në Itali janë të sigurt: Futbollisti shqiptar largohet, vjen një grek

Sport April 10, 2020 - 09:22
Lajmet e fundit nga sporti

Kohët e fundit, është folur shumë për të ardhmen e Elseid Hysajt, e cila është shndërruar në një telenovelë, por në Itali, duken të sigurt, shkodrani do të largohet nga Napoli në fund të sezonit!

“Sky Sport” raporton se drejtuesit e Napolit kanë nisur të kërkojnë për zëvendësuesin e shqiptarit. Emri kryesor për të zëvendësuar Hysajn është Kostas Tsimikas.

Mbrojtësi grek është futbollist i rritur në akademinë e Olimpiakosit, teksa edhe në sezonin aktual aktivizohet me gjigantët helenë.

23-vjeçari luan në krahun e majtë dhe shihet si zëvendësuesi direkt i shkodranit. Vlera e mbrojtësit në merkato është 3.5 milionë euro dhe çmimi i tij do të jetë më se i përballueshëm për Napolin, pas shitjes së Hysajt.

Image