Ish-lojtari i Arsenalit padit klubin që ia shkëputi kontratën gjatë kohës së koronavirusit

Ish-lojtari i Arsenalit padit klubin që ia shkëputi kontratën gjatë kohës së koronavirusit

Sport April 09, 2020 - 23:18
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Johan Djorou ka konfiruar padinë për FC Sionin pasi klubi zviceran ia shkëputi kontratën atij dhe 8 bashkëlojtarëve të tij që refuzuan uljen e pagave gjatë kohës së koronavirusit, transmeton zeri.info

Në mesin e këtyre futbollistëve kanë qenë edhe dy shqiptarët Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami.

Djorou është duke kërkuar kompensim për shkaktim të vuajtjes mendore dhe për dëmtim të reputacionit të tij në një gjykatë zvicerane.

“Nuk kam ngritur padi për të marrë para apo për t’u kthyer në skuadër. Qëllimi im është t’i përmirësoj gabimet e kësaj çështje në gjykatë. Bashkëlojtarët e mi dhe unë nuk jemi mercenarë të udhëhequr nga paratë siç pretenduan disa njerëz pasi u shkarkuam”, ka thënë Djorou./Zëri