E zbulon Altin Lala: Milot Rashica do të kishte qëndruar te Shqipëria nëse...

E zbulon Altin Lala: Milot Rashica do të kishte qëndruar te Shqipëria nëse...

Sport April 08, 2020 - 18:12
Lajmet e fundit nga sporti

Agjenti i Milot Rashicës, Altin Lala ka thënë se futbollisti i Ëerder Bremenit do të kishte vazhduar të luante te Kombëtarja shqiptare nëse do të ishte ftuar në Kampionatin Evropian të vitit 2016, transmeton zeri.info

Rashica ishte larguar nga Shqipëria për t’iu bashkuar Kosovës, që ishte pranuar në UEFA dhe FIFA në 2016-n.

“Rashica te Kosova? Ai u largua nga Shqipëria sepse nuk e morën në Evropian. Ai do të kishte qëndruar nëse e merrnin. Mendoj se ishte logjike që ai të kalonte te Kosova, pasi aty është vendi ku ka lindur. Futbollistët nuk e mohojnë që janë shqiptarë, por vendosin të luajnë për Zvicrën ose Kosovën, nuk ka ndonjë të keqe, aty e shohin më mirë ata. Ne i futemi politikës dhe pse nuk marrim vesh”, është shprehur Lala për “Super Sport”.

“Rashica te Liverpooli? Çdo gjë është ndaluar, për momentin e rëndësishme të nisë futbolli dhe më pas ta marrin veten klubet. Për momentin nuk mund të them asgjë”, ka shtuar ai./Zëri