Feronikeli vjen me një vendim për pagat e lojtarëve

Feronikeli vjen me një vendim për pagat e lojtarëve

Sport April 08, 2020 - 16:32
Lajmet e fundit nga sporti

Janë bërë 1 muaj që prej zhvillimit të ndeshjes së fundit në Superligën e Kosovës në futboll, e gjitha kjo si shkak i përhapjesë së koronavirusit.

Ndërsa, së fundi në Kosovë është debatuar lidhur me pagat e futbollistëve, ndaj të cilëve edhe kërkohet një gjë e tillë, si shenj ndihme ndaj klubeve të cilat po përballen në këtë krizë financiare.

Këtë situatë e kanë komentuar edhe nga radhët e KF Feronikelit për Gazeta Olle.

Sipas tyre, klubi nga Drenasi ende nuk ka marrë ndonjë vendim të tillë.

“Nuk kemi vendos akoma për këtë çështje, do të bisedojmë edhe me klubet tjera dhe do të dalim me një vendim të njëjtë me gjithë të tjerët”, tha në emër të Feronikelit, zyrtari për media, Erlind Krasniqi.

Image