FFK vendos: Kampionati kthehet në këtë kohë

FFK vendos: Kampionati kthehet në këtë kohë

Sport April 08, 2020 - 16:03
Lajmet e fundit nga sporti

Federata e Futbollit e Kosovës përkatësisht KE sot ka mbajtur një mbledhje ku është diskuuar për situatën e fundit të krijuar nga pandemi COVID-19 e cila ka sjellës humb probleme financiare për klubet në Kosovës, shkruan Zëri.info.

Sipas FFK-së, kampionati do të rikthehet të luhet tek atëherë kur shteti merr vendim për rikthimin e jetës normale, deri në atë kohë do të respektohen gjitha vendimet e marra nga institucionet qeveritare.

Njoftimi i FFK-së:

Përkundër gjendjes së vështirë që ndodhet Kosova, por gjithnjë duke iu përmbajtur udhëzimeve të IKPSHP-së për mbajtje të distancës, KE i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për gjendjen në futbollit e Kosovës, pas përhapjes së pandemisë Covid-19.

KE shqyrtoi gjithë situatën e krijuar pas kësaj pandemie, ku sikur në gjithë botën edhe Kosova e me këtë edhe futbolli i Kosovës është prekur nga kjo situatë ku janë ndërpre të gjitha garat në të gjitha rangjet. Kjo ndërprerje e garave ka goditur edhe klubet e futbollit.

KE diskutoi për rifillimin e garave kur të lejohen me ligj nga shteti, duke qenë ithtar që garat të përmbyllën në kohë të rregullt. Por gjithsesi është e kuptueshme që për këtë nuk vendos FFK-ja, por për shkak të gjendjes në të cilën gjendet Kosova, vendosin organet shtetërore dhe varësisht nga vendimet e tyre varen edhe vendimet e FFK—së. KE edhe pse është për rifillimin e garave dhe përfundimin e tyre, do të ndjekë situatën me kujdes dhe në rast se gjendja rëndohet dhe vjen deri te vendimi për ndërprerje të garave, atëherë FFK-ja do të ndjek me përpikëri udhëzimet e UEFA-s.

KE duke parë gjendjen e vështirë që po përballen klubet e futbollit, ka marrë vendim që nga mjetet e veta duke rrezikuar edhe projektet e saj, të ndihmojë të gjitha klubet si ndihmë për të zbutur sa do pak hallet edhe ashtu të vështira të tyre. KE e bën të qartë për të gjithë që këto mjete janë ekzistenciale.

KE do të ndjekë me kujdes gjendjen në klube dhe do të jetë në vazhdimësi në kontakt me UEFA-n dhe FIFA-n dhe për të gjitha opinioni do të njoftohet përmes komunikatave për shtyp.

FFK-ja do të vazhdojë të punojë online nga shtëpia dhe për këtë nuk mund të realizojë takime me askënd përderisa të mbretërojë kjo gjendje.

 

Image