'Ciao' Liverpool, Shaqiri do të largohet, ky klub i bën një super-ofertë

'Ciao' Liverpool, Shaqiri do të largohet, ky klub i bën një super-ofertë

Sport April 08, 2020 - 08:24

Xherdan Shaqiri pritet t'i jap fund aventurës së tij në Liverpool në afatin kalimtar veror, dhe të transferohet te Sevilla.

Treshja e Liverpoolit, Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino kanë shkëlqyer këtë edicion, duke u shndërruar në njëren prej tresheve më të mira në botë, shkruan Zëri.info.

Dhe për shkak të kësaj, minutazhi i Shaqirit në "Anfield" në dy vitet e fundit ka qenë tejet i ultë.

Megjithatë, sa herë që ka luajtur, Shaqiri ka bërë paraqitje të mira për skuadrën e Jurgen Klopp.

Saktësisht, që prej ardhjes në Liverpool, Shaqiri ka luajtur vetëm 1231 minuta në Premierligë, ose mestarisht 41 minuta për çdo ndeshje.

Me ardhjen e japonezit Takumi Minamino, Shaqiri nuk ka më vend në Liverpool dhe në verë do të largohet nga kampioni i Evropës.

Sevilla pritet të lansojë një 'mega ofertë' për Shaqirin, si dhe një kontratë afat-gjate, gjithnjë sipas 'Blick'.

Ndryshe, Liverpooli pritet të fitojë rreth 30 milionë euro nga shitja eventuale e futbollistit nga Kosova në verë./Zëri.info