Klubi turk pas talentit shqiptar 19-vjeçar

Klubi turk pas talentit shqiptar 19-vjeçar

Sport April 07, 2020 - 23:32
Lajmet e fundit nga sporti

Klubi i divizionit të dytë të futbollit turk, Menemenspori interesohet për të transferuar sezonin e ardhshëm sulmuesin e talentuar të Tiranës Ernest Muçi.

Media turke “liderhaber.org” shkruan se duke parë paraqitjet pozitive të dy ish-futbollistëve të Laçit, Gentian Selmanit dhe David Domgjonit, ka thelluar interesin për futbollistët e kampionatit shqiptar.

Sipas këtij mediumi, në syrin e Menemensporit është shfaqur sulmuesi 19-vjeçar i Tiranës, Ernest Muqi.

Falë paraqitjeve mbresëlënëse këtë sezon me fanelën bardheblu duke realizuar një dopietë në derbin 28 shkurtit kundër Partizanit, Muçi ka joshur Menemensporin aq sa klubi turk do të ulet në bisedime me Tiranën pas përfundimit të sezonit.