E akuzoi që solli fëmijët në zemrën e pandemisë, Wanda Nara ‘godet’ Maxi Lopezin

E akuzoi që solli fëmijët në zemrën e pandemisë, Wanda Nara ‘godet’ Maxi Lopezin

Sport April 07, 2020 - 22:36
Lajmet e fundit nga sporti

Wanda Nara i është përgjigjur kritikave të ish-burrit të saj, Maxi Lopez, i cili e kishte akuzuar atë për dërgimin e fëmijëve të saj në Itali, në epiqendrën e koronavirusit, transmeton zeri.info

Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit ka thënë se vendosi që të kthehej në Itali për shkak se aty ndodhet shtëpia e saj dhe në atë vend nuk ka shumë të prekur me koronavirus.

“Ne jetojmë në një qytezë afër Komos, ku ka pak raste me COVID-19. Ndjehem më e sigurt në Itali sesa në Argjentinë. Maxi e di shumë mirë ku e kemi shtëpinë. E lashë Parisin, pasi u konsultova me doktorin. Ne tashmë jemi italian. Nëse më ndodh diçka, preferoj të më ndodhë këtu. Vendi im është Italia, e cila më ka dhënë gjithçka kam”, deklaroi ajo.

“Mund të fluturoja për në Argjentinë, por zgjodhëm të udhëtonim me dy makina, i ndamë fëmijët dhe bëmë 750 kilometra. 9 orë e gjysmë udhëtim dhe miliona këngë të luajtura pa pushim. Maksi në vend që të jetë i lumtur për kujdesin tim si nënë …”, shtoi Nara..

Ajo ka 5 fëmijë, 2 me bashkëshortin aktual Mauro Ikardin dhe 3 me ish-burrin Lopez, të cilin e la për sulmuesin e Paris Saint-Germainit./Zëri