FIFA del me njoftim për kontratat e futbollistëve dhe afatin kalimtar

FIFA del me njoftim për kontratat e futbollistëve dhe afatin kalimtar

Sport April 07, 2020 - 22:10
Lajmet e fundit nga sporti

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA ka dalë me një komunikatë zyrtare për kontratat e lojtarëve dhe afatin kalimtar, transmeton zeri.info

Është propozuar që kontratat të shtyhen deri në fund të edicionit.

Situata e krijuar nga koronavirusi ka pezulluar aktivitetet futbollistike dhe edicioni pritet të përfundohet gjatë verës.

FIFA shtyn klubet dhe lojtarët të punojnë bashkë për një akord dhe zgjidhje në këtë periudhë. Nëse nuk arrihet akord mes palëve, atëherë çështja merret në dorë nga FIFA që do të ketë parasysh këto faktorë:

1) a ka pasur një tentativë për të gjetur akord mes klubit dhe lojtarëve

2) situata ekonomike e klubit

3) përshtatja e kontratave në proporcion

4) fitimi neto i futbollistëve pas çdo rinovimi kontraktual

5) nëse futbollisti është trajtuar në mënyrë të barabartë ose jo

Në këtë rast FIFA do të vendoste.

Sa i përket merkatos së verë, do të ketë kohëzgjatje mes fundit të sezonit aktual dhe fillimit të sezonit tjetër./Zëri