Koronavirusi ia prish planet Real Madridit për Kylian Mbappen

Koronavirusi ia prish planet Real Madridit për Kylian Mbappen

Sport April 07, 2020 - 21:55
Lajmet e fundit nga sporti

Planet e transferimeve të Real Madridit kanë ndryshuar për shkak të koronavirusit, transmeton zeri.info

Real Madridi do të presë deri në vitin 2021 për të bërë ofertë për sulmuesin e Paris Saint-Germainit, raporton e përditshmja spanjolle “AS”.

Derisa afati kalimtar i verës pritet të ketë ndryshime për shkak të pandemisë Covid-19, gjiganti madrilen është i përgatitur që ta shtyjë ofertën e tyre për fituesin e Kupës së Botës me Francën.

Çmimi prej 200 milionë eurosh i Mbappes mund të zbresë deri në 140 milionë në verën tjetër për shkak se ai i afrohet skadimit të kontratës me klubin francez./Zëri